Sport

Real Madridi nuk i liron lojtarët francezë për Lojërat Olimpike “Paris 2024”...

Sipas shtypit francez, ‘merengët’ i kanë dërguar një letër Federatës Franceze (FFF).

15 Mars 2024, 09:30 Nga DOSJA

Real Madridi nuk i liron lojtarët francezë për Lojërat

SPANJE - Real Madridi nuk do t’i lirojë lojtarët francezë për Lojërat Olimpike, të cilat do të zhvillohen në Paris nga 26 korriku deri më 11 gusht. 

Informacioni jepet nga “L'Équipe”, e cila raporton se ‘Meringues’ i kanë dërguar tashmë një letër Federatës Franceze të Futbollit (FFF), duke njoftuar vendimin e tyre.

Nëse nuk ndodh një kthesë, ëndrra e Kylian Mbappe për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në shtëpi, do të bëhet më e largët. Kujtojmë se sulmuesi francez, në fund të kontratës me PSG-në, është vendosur në rrugën drejt Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll