Sport

Shqetësim te Franca për Mike Maignan, u dëmtuar në gju gjatë ndeshjes në Pragë…

Këtë të enjte, portieri i ‘Bluve’ dhe AC Milan, Mike Maignan, u desh të hiqte dorë nga vendi i tij në minutën e 21-të të ndeshjes së dytë të raundit të 16-të të Europa League, të fituar nga kuqezinjtë kundër Slavia Pragës.

15 Mars 2024, 00:16 Nga DOSJA
Shqetësim te Franca për Mike Maignan, u dëmtuar në gju

ITALI - Goditur në këmbën e djathtë, portieri i ‘Bluve’ dhe AC Milan, Mike Maignan, u detyrua të hiqte dorë nga vendi në minutën e 21-të të ndeshjes së dytë të xhiros së 16-të të Europa League, të fituar nga kuqezinjtë kundër Slavia Pragës (3-1), këtë të enjte.

Maignan u godit në fillimin e ndeshjes (3’) nga lojtari i Slavia Pragës, Lukas Provod, gjë që bëri që loja të ndërpritet për herë të parë. Ndërkombëtari, pasi u lfashua në këmbën e djathtë, rifilloi vendin e tij dhe bëri një pritje shpëtimtare.

Shpëtoi Milanin, me të njëjtën këmbë në minutën e 13-të, nga një goditje e Mojmír Chytil. Por, më pas ai u zëvendësua përfundimisht nga Marco Sportiello.

Maignan përjetoi dhimbje në gju këtë të enjte në mbrëmje dhe duhet t'i nënshtrohet ekzaminimeve këtë të premte për të sqaruar natyrën e dëmtimit të tij dhe mungesën e mundshme.

Ky dëmtim vjen vetëm katër ditë përpara se ‘Blutë’ të mblidhen në Clairefontaine për një seancë stërvitore të shoqëruar nga dy ndeshje miqësore kundër Gjermanisë (23 mars) dhe më pas Kilit (26 mars).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll