Politike

"Ligjet me shumicë të cilësuar do kalojnë te nënkomisioni i Zgjedhores"/ Bardhi jep detaje për dakordësimin

Sipas Bardhit çështja e Zgjedhores do të zgjidhet në nënkomisionin e propozuar në Komisionin e Ligjeve. Kreu i Grupit të PD-së tha se ligjet me shumicë të cilësuar do të kalojnë atë nënkomision. 

14 Mars 2024, 21:43 Nga h.k

"Ligjet me shumicë të cilësuar do kalojnë te

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka folur në një intervistë mbrëmjen e sotme mbi pikat e negociatave në Konferencën e Kryetarëve me Partinë Socialiste.

Sipas Bardhit çështja e Zgjedhores do të zgjidhet në nënkomisionin e propozuar në Komisionin e Ligjeve. Kreu i Grupit të PD-së tha se ligjet me shumicë të cilësuar do të kalojnë atë nënkomision. 

Bardhi: Zoti Berisha është i informuar mbi situatën. Me një vendim absurd Berishës i ndalohet komunikimi me lidershipin tjetër të Partisë Demokratike. Ai është në dijeni. Kur kemi hyrë ne këtë aksion kemi caktuar tre kushte, kemi qenë të qartë në kushtet tona. Jemi duke bërë ekzaktësisht atë që kemi thënë. Në 21 Mars skadon Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe ne kemi pasur një strategji të qartë. Kodi Zgjedhor si çdo ligj i cilësuar, paramisht me shumicë të cilësuar do jetë në këtë mekanizëm mes mazhorancës dhe opozitës. Jam i ndërgjegjshëm se pse Rama nuk i interesoi. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll