Politike

Berisha: Berberi u arrestua nga Damani vetëm për të fshehur miliardat e vjedhura në rrugë nga Rama, Balluku, Gjiknuri dhe suita e tyre

Ai i cilësoi këto akte si makabre, tallje e poshtërime për shqiptarët. Ai tha se ata Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri etij, që kanë vjedhur 80-90% të fondit prej 9 miliardë euro të shpenzuara në rrugë, janë me jahte.

14 Mars 2024, 19:53 Nga DOSJA

Berisha: Berberi u arrestua nga Damani vetëm për të fshehur

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se sipas tij, ka urdhëruar Damanin për të arrestuar drejtorin e ARRSH. Në deklaratat e tij të përditshme gjatë tubimeve poshtë shtëpisë së tij, Berisha deklaroi se Berberi u arrestua vetëm për të fshehur miliardat e vjedhura nga projektet e rrugëve nga Edi Rama, Belinda Balluku dhe Damian Gjiknuri. 

Berisha e krahasoi arestimin e tij me rastin e akuzës që i bëjnë Ilir Beqajt për restorantin. Ai i cilësoi këto akte si makabre, tallje e poshtërime për shqiptarët. 

Berisha: Miqtë e mi, sot Edi Rama urdhëroi Damanin e tij për të arrestuar drejtorin e rrugëve, Berberi.
Po ku qëndron poshtërsia e këtij akti? Berberi u arrestua vetëm për të fshehur miliardat e vjedhura në rrugë nga Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri dhe suita e tyre.

Sot u njoftua se Berberi kishte blerë një kompani kaq dhe e shiti 1 milion e 700 mijë euro, e bleu prapë, etj.
Të gjitha pa diskutim, vepër penale. Por kjo vepër panele është identike me akuzën që i bëjnë Beqës për restorantin.

Miqtë e mi, këto janë akte makabër, këto janë tallje, janë përçmime dhe poshtërime për shqiptarët.
Berberi arrestohet për një vjedhje të sigurt prej 1.7 milion.
Por, ata që kanë vjedhur 80-90 përqind të fondit prej rreth 9 miliardë euro të shpenzuara në rrugë dhe sheshe, ata janë me jahte, me konto bankare, Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri etj me radhë.

sali berisha pd

Sondazh

Poll