Politike

Këlliçi: Kemi një zmbrapsje të mazhorancës, realiteti i ri politik i pranuar nga të gjithë

Ai tha se realiteti politik sot është i pamohueshëm dhe i pranuar nga të gjithë. 

14 Mars 2024, 21:25 Nga M.B
Këlliçi: Kemi një zmbrapsje të mazhorancës, realiteti
Belind Këlliçi

TIRANA- Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi ka deklaruar sot tani kemi një realitet politik i cili më në fund po pranohet nga të gjithë, duke iu referuar kështu marrëveshjes për normalizimin e jetës parlamentare. Ai tha në emisionin "Opinion" se realiteti politik sot është i pamohueshëm dhe i pranuar nga të gjithë.

Këlliçi tha se nuk e quan marrëveshje, por ulje në tryezë për të diskutuar diçka që nuk duhej të ishte vënë në diskutim, siç tha ai, funksionet që ka opozita në parlament, të drejtat e saj legjitime dhe kushtetuese.

"Tani kemi një realitet politik i cili më në fund po pranohet nga të gjithë. Ka pasur një tentativë kombëtare dhe ndërkombëtare për ta asgjesuar partinë demokratike, ky skenar ka rënë poshtë. Realiteti politik sot është i pamohueshëm, tentuan dy vite e gjysëm, vijojnë të mbajnë peng simbolet e PD, Edi Rama e bën këtë, por ky realitet politik tashmë është i pranuar nga të gjithë. Në gjykimin tim ka një zmbrapje të mazhorancës në raport me të drejtat kushtetuese të opozitës, nuk kemi të bëjmë me një marrëveshje, dua të jem i kujdesshëm te kjo pjesë, e shoh i një ulje të palëve në tryezë për të diskutuar diçka që nuk duhej të ishte vënë në diskutim, funksionet që ka opozita në parlament, të drejtat e saj legjitime dhe kushtetuese dhe ato kërkesa që janë bërë në seancën e 12 tetorit, që u rrëzuan në mënyrë të një anshme nga Edi Rama, sot janë rrëzuar po nga ai", tha Këlliçi.

belind kellici

Sondazh

Poll