Politike

"Te konferenca arritëm nga thirrja e ndërkombëtarve"/ Bardhi: Rezistenca jonë bëri tërhiqet Edi Rama 

Bardhi ka thënë për "Çim Peka live" se në uljen e Konferencës së Kryetarëve na ka çuar faktori ndërkombëtar. Nga ana tjetër ai tha se rezistenca e opozitës e bëri Edi Ramën të tërhiqet. 

14 Mars 2024, 20:59 Nga h.k

"Te konferenca arritëm nga thirrja e ndërkombëtarve"/

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka folur në një intervistë mbrëmjen e sotme. Bardhi ka thënë për "Çim Peka live" se në uljen e Konferencës së Kryetarëve na ka çuar faktori ndërkombëtar. Nga ana tjetër ai tha se rezistenca e opozitës e bëri Edi Ramën të tërhiqet. 

Bardhi: Kishte dy Komisione Hetimore që u rrëzuan në 12 Tetor dhe ne pas atij vendimi nisëm të veprojmë ne rezistencë. Ishte rezistenca jonë që detyrojë Edi Ramën që të tërhiqet kur rrëzojë dy komisionet hetimore. Nuk ka asnjë marrëeveshje me Edi Ramën dhe kjo nuk quhet legenosje. Do duhet të ketë dakordësi për objektin por pa cënuar asnjë gjë nga kërkesat e Opozitës. Ka dhjetëra vendime të Kushtetuese, mazhoranca është e detyruar për objektin. Ai është mësuar me një model që ia rrëzonte komisionet dhe të nesërmen sbënin asgjë. Nuk është tërheqje e Opozitës dhe po nuk u nënshtruam, sigurisht që rezistenca sjellë tërheqje nga ai që na dhunon. Erdhëm te Konferenca e Kryetaravë për shkak të thirrjeve të ndërkombëtarëve. Ne nuk kemi refuzuar asnjëherë dialogu. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll