Politike

Berisha uron Ditën e Verës dhe u bën thirrje shqiptarëve: Mos e humbisni kurrë fuqinë e krahasimit

Në deklarata e përditshmë nga banesa e tij ai u ka thënë qytetarëve se Edi Rama po kërkon të mbulojë vjedhjet e tij të tmerrshme.

14 Mars 2024, 19:50 Nga DOSJA
Berisha uron Ditën e Verës dhe u bën thirrje shqiptarëve:
Foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar shqiptarët për Ditën e Verës dhe ka gjetur rastin tu bëjë thirrje të mos mashtrohen nga aktet propagandistike. Në deklarata e përditshme nga banesa e tij ai u ka thënë qytetarëve se Edi Rama po kërkon të mbulojë vjedhjet e tij të tmerrshme. 

Berisha: Së pari, përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të madhe, nderimin më të thellë për ju qëndrestarë të vërtetë, që mblidheni këtu çdo natë për shpresën dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Sot unë shfrytëzoj rastin të uroj qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë për Ditën e Verës.
Dita e Verës është dita e lulëzimit, dita e zbukurimit të natyrës.

Është dita e ndërrimit të mbara dhe të mira ndaj dhe unë uroj për çdo qytetar shqiptar ndërrim të mbarë dhe të mirë. Një pranverë të bukur siç e duan vetë qytetarët e vendit. Miqtë e mi, përshëndes dhe njëherë oratorët e parlamentit të lirisë, për temat, analizat, problemet që trajtojnë, frymëzuese për çdo shqiptar.

Gjithashtu u bëj thirrje shqiptarëve të mos harroni, mos u mashtroni nga aktet propagandistike.
Mos u mashtroni nga veprimet me të cilat Edi Rama kërkon të mbulojë vjedhjet e tij të tmerrshme.
Ju bëj thirrje shqiptarëve, mos humbisni fuqinë e krahasimit.
Krahasoni gjërat se është interesi juaj më i mirë.

sali berisha pd

Sondazh

Poll