14 Mars 2024, 20:00
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Sali Berisha në deklaratat e tij të përditshme nga banesa e tij ka thëne ditën e sotme se Berberi i Belinda Ballukut është Taulanti i Erion Veliajt. Ish-Kryeministri ka deklaruar se është e pamundur që 1 km rrugë në Sheshin Shqiponja të kushtojë 30 milionë euro.
Kryedemokrati akuzoi se vjedhjet që bëhën me projektete e rrugëve e tejkalojnë imagjinatën, sipas tij ajo autostardë nuk kushton më shumë se 1.5 milionë euro kilometri. Berisha ka deklaruar se Berberi është arrestuar për të mbuluar Edi Ramën dhe Belindën.
Berisha: Të dashur qytetarë, do u jap sonte disa shembuj për të kuptuar vjedhjen e tmerrshme që bën Edi Rama, Belinda Balluku dhe soji i tyre në punët publike. Për të kuptuar se Berberi i Belindës është Taulanti i Erion Veliajt.
Nuk është asgjë tjetër. Arrestohet Taulanti për të mbuluar vjedhjen gjer tani të 130 milionë euro me djegësin e Tiranës. Për të mbuluar zhdukjen e 130 milionë eurove në konton bankare të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, para të paguara për inceneratorin e Tiranës.
Në një kohë, kur inceneratorit nuk i gjendet nam as nishan. Kur asnjëri nga 5 objektet nuk ekziston.
Por këtë krim të madh pasi Dumanët dhe Krajët kanë mbushur valixhet me euro, duan ta mbyllin me Taulantin dhe një drejtor tjetër të bashkisë. E njëjta gjë zhvillohet me rrugët.
Vjedhjet në rrugë e tejkalojnë imagjinatën. Një km rrugë në Sheshin Shqiponja, jo e re, por e rindërtuar, ka kushtuar 30 milionë euro.
Cilido nga ju le të lexojë sa ka kushtuar tre vite më parë autostrada Bjelli Manastir- Osijek në Kroaci, e gjatë 17 kilometra, e gjerë 29 metra. Ka kushtuar 27 milionë euro. Po pse? Sepse standardi evropian nuk të lejon të ndërtosh me çmime false, që nuk i përmbajnë manualet.
Sepse manualet e ndërtimit që llogarisin kostot e çdo materiali të përdorur për ndërtim, në vendet e BE e nxjerrin se në atë terren, ajo autostradë nuk kushton më shumë se 1.5 milionë euro kilometri.
Si mund të kushtojë 30 milionë euro rindërtimi i një kilometri rrugë në dalje të Tiranës?
Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.
Miqtë e mi, ja pse arrestohet Berberi, për të mbuluar Edi Ramën dhe Belindën.
sali berisha pd
Politike
14 Mars 2024, 19:53
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se sipas tij, ka urdhëruar Damanin për të arrestuar...
Politike
14 Mars 2024, 19:50
Foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar shqiptarët për Ditën e Verës dhe ka gjetur rastin t...
Politike
14 Mars 2024, 18:25
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kritikon përpjekjen e fundit për normalizmin e punimeve të parlamenti...
Politike
14 Mars 2024, 18:16
h.k
Foto ilustruese
SPANJË-Forcimi i lidhjeve ekonomike midis Shqipërisë dhe Spanjës kontribuon në stabilitetin rajonal të BE-s&...
Politike
14 Mars 2024, 17:44
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL- Marrëveshja Rama-Meloni për të sjellë emigrantët në Shqipëri, rrezikon të shpërb&eum...
Politike
14 Mars 2024, 16:41
M.B
Flamur Noka dhe Idajet Beqiri
TIRANA- Avokati Idajet Beqiri ka kallëzuar në SPAK deputetin demokrat Flamur Noka. Në kallëzim ...
Politike
13 Mars 2024, 22:50
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në “Open” në News 24, ...
Politike
13 Mars 2024, 22:38
r.ll
afrim krasniqi
TIRANË- “Mazhoranca ka një program për të cilin është votuar. Nëse lexoni programin e qeverisë...
Politike
13 Mars 2024, 22:35
r.ll
dashamir shehi
TIRANË- Për të kuptuar situatën, mjafton të sjellim një analizë konkrete mbi fakte. Në seancën...
Politike
13 Mars 2024, 22:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Mazhoranca socialiste ka 74 mandate në Kuvend. Bashkë me 3 mandatet e Partisë Social-Demokrate të Tom Dosh...