Politike

Pançev: Rama ka inkurajuar Vuçiç nëpërmjet deklaratave të tij, për eskalimin e situatave në Kosovë

Ai shtoi se Rama ka dhënë sinjale për Beogradin se Shqipëria nuk do të jetë aktive në mbrojtjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

14 Mars 2024, 21:14 Nga S.N
Pançev: Rama ka inkurajuar Vuçiç nëpërmjet
Anton Pançev


TIRANË- Anton Pançev profesori bullgar ka thënë se rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian nuk po e bllokon Bullgaria, por Greqia. Në një intervistë në Syri Tv ai u shpreh se Edi Rama po përpiqet të akuzojë Bullgarinë për pengimin e integrimit të Shqipërisë dhe jo Greqinë, për shkak të çështjes Beleri.

Pançev tha se Edi Rama nuk ka pranuar asnjë ftesë të Bullgarisë për samite që kanë të bëjnë më bashkëpunimin rajonal apo çështje të tjera.

Ai përmendi dhe qëndrimin e Ramës sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ku tha se Rama ka bërë disa deklarata që ndajnë fajin mes Prishtinës dhe Beogradit. Pançev tha se deklaratat e Edi Ramës kanë inkurajuar Vuçiç në ndërmarrjen e veprimeve që eskalojnë situatën. Ai shtoi se Rama ka dhënë sinjale për Beogradin se Shqipëria nuk do të jetë aktive në mbrojtjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

anton pancev kosova shqiperia

Sondazh

Poll