Bota

Stërvitje e përbashkët me Mbretërinë e Bashkuar, një kontigjent i FSK-së do të vendoset në Amerikën Qendrore

Pjesëtarët e FSK-së do të marrin pjesë në stërvitje të përbashkët ushtarake që do të zhvillohet në Belize.

14 Mars 2024, 17:24 Nga M.B
Stërvitje e përbashkët me Mbretërinë e Bashkuar,
Forca e Sigurisë së Kosovës

KOSOVA- Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, një kontingjent i FSK-së pritet të vendoset në Amerikën Qendrore. Pjesëtarët e FSK-së do të marrin pjesë në stërvitje të përbashkët ushtarake që do të zhvillohet në Belize. Sipas njoftimit, kontingjenti i FSK-së, ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit.

Qëllimi i këtij trajnimi thuhet se ishte përgatitja në aspektin operacional dhe taktik për të përfaqësuar Kosovën dhe për të treguar aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtri.

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent, do të marr pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake që do të realizohet në Belize. Kontingjenti i FSK-së, ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit me qëllim të përgatitjes në aspektin operacional dhe  taktik për të përfaqësuar vendin tonë dhe për të treguar aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtrim", thuhet në njoftim.

forca e sigurisë së kosovës

Sondazh

Poll