Art&Argëtim

"Shakira nuk qan, ajo bën para"/ Ikona e muzikës bën namin me koncerte private, ja sa fiton me vetëm një orë performancë

Artistja fiton 300 mijë euro për çdo orë performancë.

14 Mars 2024, 17:45 Nga S.B
"Shakira nuk qan, ajo bën para"/ Ikona e muzikës bën
Shakira

SHBA- Karriera e Shakirës po përparon me kalimin e viteve. Në moshën 47-vjeçare, këngëtarja kolumbiane ka fituar gjithësej 15 Grammy Latine dhe tre Grammy, si dhe një mori çmimesh dhe nominimesh të tjera. Që ajo është një nga artistet më të suksesshme në planet nuk ka dyshim.

Sipas një raporti nga Milenio, Shakira nuk qan, Shakira bën para. Krahas shfaqjeve publike, si turnetë e shitura, e vërteta është se artistja kolumbiane ka gjetur shteg me koncertet private. Artistja fiton 300 mijë euro për çdo orë performancë. Shifra ishte 200,000 një vit më parë dhe tani është rritur.

"Shakira nuk qan, ajo bën para"/ Ikona e muzikës bën
Shakira

Sipas portalit të specializuar ‘Celebrity Net Worth’, pasuria totale e këngëtares kolumbiane shkon në 300 milionë dollarë. Krahas koncerteve, albumeve dhe shfaqjeve të saj në platforma të ndryshme, Shakira ka biznese të ndryshme dhe ka marrë pjesë në projekte televizive si ‘The Voice’.

Prania e saj në platformat e transmetimit si Spotify gjeneron të ardhura prej 200,000 dollarë në muaj për këngëtaren kolumbiane, sipas një raporti në revistën People. Krahas gjithë këtyre projekteve, Shakira është ende shumë aktive në industrinë e muzikës.

Në fakt, më 22 mars ajo do të publikojë albumin e saj të parë pas shtatë vitesh. Titulli i saj, 'Las mujeres ya no lloran' (Gratë nuk qajnë më). Nga ana tjetër, këngëtarja po planifikon edhe një turne botëror, diçka që do të rrisë edhe më shumë popullaritetin e saj dhe do të gjenerojë më shumë të ardhura për llogarinë e saj bankare.

shakira

Sondazh

Poll