Art&Argëtim

U vlerësua për interpretimin e mrekullueshëm, zbulohet se sa miliona dollarë fitoi Timothee Chalamet nga roli tek 'Wonka'

Aktori 28-vjeçar fitoi vlerësimin e kritikëve për aktrimin e tij të mrekullueshëm, si dhe aftësitë e tij për të kënduar dhe kërcyer.

14 Mars 2024, 11:34 Nga S.B
U vlerësua për interpretimin e mrekullueshëm, zbulohet se sa
Timothee Chalamet

SHBA- Aktori Timothee Chalamet luajti rolin e Willy Wonk-ës në filmin që u shfaq premierë në dhjetor 2023 dhe që fitoi 625.9 milionë dollarë në arkat botërore. Ai mundi aktorë si Tom Holland, Donald Glover, Ezra Miller dhe Ryan Gosling me rolin që ishte luajtur më parë nga Gene Wilder dhe Johnny Depp.

Aktori 28-vjeçar fitoi vlerësimin e kritikëve për aktrimin e tij të mrekullueshëm, si dhe aftësitë e tij për të kënduar dhe kërcyer. Mësohet se Chalamet fitoi plot 8 milionë dollarë nga roli i Wonka.

Shefi i Warner Bros, Josh Goldstine tha për Variety: Nuk mund të imagjinoj ndonjë aktor tjetër në planet që mund të kishte luajtur Willy Wonka dhe të kishte suksesin që pati me Timothee.

Ndërsa karriera profesionale e vendasit nga Nju Jorku po rritet, është përfolur se Chalamet dhe e dashura e tij Kylie Jenner janë ndarë. Ajo së fundmi hodhi poshtë një pyetje në lidhje me të dashurin e saj gjatë një interviste për New York Times.

willy wonka wonka timothée chalamet

Sondazh

Poll