Art&Argëtim

Fenomeni Ozempic/ Nga Elon Musk tek Oprah Winfrey, disa prej VIP-ave pranojnë përdorimin e medikamentit

Shumë VIP-a kanë mohuar përdorimin e medikamentit që ndihmon uljen në peshë, por disa të tjerë kanë treguar momente nga përdorimi.

14 Mars 2024, 15:42 Nga S.B
Fenomeni Ozempic/ Nga Elon Musk tek Oprah Winfrey, disa prej VIP-ave
foto ilustruese

SHBA- Spekulimet se cilët nga të famshmit kanë përdorur Ozempic arritën një kulm të ri këtë javë kur shumë prej tyre dukeshin më të dobët në ceremoninë e Oscars. Ky medikament është kaq i përhapur në Hollywood, saqë prodhuesit e ilaçeve për humbje peshe kanë nisur një fushatë duke iu lutur njerëzve me ndikim që të ndalojnë përdorimin.

Shumë VIP-a kanë mohuar përdorimin e medikamentit që ndihmon uljen në peshë, por disa të tjerë kanë treguar momente nga përdorimi. Këngëtari britanik i popit Boy George ka folur për peshën e tij të luhatshme në librin e tij Karma. Këngëtari i "Karma Chameleon", 62 vjeç, shkroi se e ka filluar të përdorë Ozempic.

Fenomeni Ozempic/ Nga Elon Musk tek Oprah Winfrey, disa prej VIP-ave
Boy George

Prezantuesja e njohur ndërkombëtare e televizionit Oprah Winfrey më në fund pranoi se kishte përdorur një medikament për humbje peshe në dhjetor pasi më parë u zotua se nuk do të përdorte kurrë Ozempic.

Fenomeni Ozempic/ Nga Elon Musk tek Oprah Winfrey, disa prej VIP-ave
Oprah Winfrey

Ylli i Real Housewives of Salt Lake City, Heather Gay, njoftoi në nëntor se ajo kishte marrë Ozempic për të humbur peshë. Tracy Morgan komediani i njohur gjithashtu ka zbuluar se ai po merrte Ozempic, duke thënë se ilaçi i ul oreksin. 55-vjeçari tha se kishte humbur disa kilogramë dhe se nuk do ta linte kurrë më.

Fenomeni Ozempic/ Nga Elon Musk tek Oprah Winfrey, disa prej VIP-ave
Tracy Morgan

Modelja plus-size dhe ylli i TikTok Remi Bader gjithashtu zbuloi se ajo përdorte Ozempic. Ajo thotë se tani është e mërzitur që ilaçi është kthyer në një trend sepse është menduar të rezervohet për njerëzit me diabet.

Fenomeni Ozempic/ Nga Elon Musk tek Oprah Winfrey, disa prej VIP-ave
Remi Bader

Një nga njerëzit më të pasur në botë tha se Ozempic e bëri atë të aftë dhe të shëndetshëm. Elon Musk tha se ai humbi pothuajse 13.6 kg gjatë marrjes së ilaçit.

Fenomeni Ozempic/ Nga Elon Musk tek Oprah Winfrey, disa prej VIP-ave
Elon Musk

Personaliteti televiziv dhe CEO Patti Stanger po merr gjithashtu Ozempic, pavarësisht se nuk është diabetik. Komediania dhe aktorja Amy Schumer zbuloi në qershor se kishte provuar mjekimin por shpejt hoqi dorë.

Fenomeni Ozempic/ Nga Elon Musk tek Oprah Winfrey, disa prej VIP-ave
Amy Schumer

Sharon Osbourne ka zbuluar gjithashtu se ka marrë Ozempic por tha se humbi aq shumë kilogramë nga ilaçi sa që kishte nevojë për të rikthyer peshën e mëparshme.

elon musk ozempic oprah winfrey boy george

Sondazh

Poll