Art&Argëtim

U panë për herë të parë bashkë, zbulohet arsyeja pse Kim zgjodhi të qëndrojë pranë Bianca Censorit

Kjo ishte hera e parë që Kim dhe Bianca janë parë së bashku në publik.

14 Mars 2024, 10:45 Nga S.B
U panë për herë të parë bashkë, zbulohet arsyeja
Kanye, Bianca dhe Kim

SHBA- Vendimi i Kim Kardashian për të parë koncertin e ish-bashkëshortit të saj Kanye West në krah të gruas së tij të re, Bianca Censori, ishte pjesë e një përpjekjeje nga ana e saj për të vendosur një front të bashkuar. Kim vuri fëmijët e saj në radhë të parë, teksa u bashkua me vajzën Chicago dhe djalin Psalm për të parë Kanye duke performuar në festën e tij të ‘Vultures’ së bashku me Biancën, të cilën burimet thonë se Kim tani e pranon si njerkë për fëmijët.

“Nuk është se Kim ishte rastësisht aty”, tha një burim i brendshëm. “Ajo fluturoi në San Francisko dhe, natyrisht Kanye ishte mirënjohës. Ishte një përpjekje e përbashkët nga ana e saj.”

U panë për herë të parë bashkë, zbulohet arsyeja
Kim dhe Bianca

Kjo ishte hera e parë që Kim dhe Bianca janë parë së bashku në publik.

“Kim nuk shkoi atje për Biancën, por ajo e dinte se Bianca do të ishte atje”, shtoi burimi i brendshëm. “Kim ka pranuar që Bianca është njerka e fëmijëve të saj dhe se ata e duan atë.”

kim kardashian kanye west bianca censori

Sondazh

Poll