Art&Argëtim

Instagrami i censuron fotot, Cardi B sfidon me pamje të tjera nga kënga e re

Videoja muzikore fillon me pamjet me dron të një mega-rezidence xhami në një kodër me një pishinë.

14 Mars 2024, 13:26 Nga S.B
Instagrami i censuron fotot, Cardi B sfidon me pamje të tjera nga
Cardi B

SHBA- Një ditë pasi u censurua nga Instagrami, reperja Cardi B solli dy kopertina alternative krejtësisht nudo për këngën e saj të ardhshme ‘Enough (Miami)’, i cili do të publikohet këtë të premte. Në të, fituesja 31-vjeçare e Grammy-it shfaqi trupin e saj me forma bombastike, ndërsa ishte shtrirë e veshur me taka me platformë dhe një paruke të dendur dhe të gjatë.

Reperja e ‘Like What’ shkroi: Hej djema, kopertina ime është e censuruar për shkak të lakuriqësisë, kështu që nëse mund ta shpërndani, do ta vlerësoja. Faleminderit shumë për gjithë dashurinë! Videoja muzikore fillon me pamjet me dron të një mega-rezidence xhami në një kodër me një pishinë.

Instagrami i censuron fotot, Cardi B sfidon me pamje të tjera nga
Cardi B

Cardi shfaqet pothuajse nudo me një vinyl të zi të vogël, e cila mezi mund të përmbajë bustin e saj, ndërsa ajo shtrihet në korridor me një pallto luksoze. Superylli i hip-hop aktualisht është duke punuar në albumin e saj të dytë në studio, i cili është vazhdimi i debutimit të saj në vitin 2018, 'Invasion of Privacy'.

cardi b

Sondazh

Poll