Art&Argëtim

FOTOT/ Rihanna nxjerr në shitje apartamentin luksoz, ndodhet në katin e 40-të dhe mundëson pamje fantastike

Stili i jetesës luksoze shtrihet edhe jashtë shtëpisë.

14 Mars 2024, 16:59 Nga S.B
FOTOT/ Rihanna nxjerr në shitje apartamentin luksoz, ndodhet në katin
Rihanna

SHBA- Këngëtarja e njohur Rihanna ka nxjerrë në shitje apartamentin e saj gjigand në Los Angeles. Rihanna sapo bleu apartamentin vitin e kaluar, duke paguar 21 milionë dollarë për të në atë kohë. Mesa duket ajo as që u vendos kurrë atje.

Tani 36-vjeçarja e ka nxjerrë në shitje atë për më pak se 25 milionë dollarë. Penthouse me katër dhoma gjumi në qiellgërvishtësen ‘The Century’ shtrihet në të gjithë katin e 40-të të ndërtesës, me më shumë se 840 metra katrorë hapësirë banimi.

FOTOT/ Rihanna nxjerr në shitje apartamentin luksoz, ndodhet në katin
The Century

Rihanna bleu pronën nga bashkëthemeluesi i kompanisë miliardere Afterpay, Nick Molnar në prill të vitit të kaluar, pasi ai më parë e bleu atë nga ylli i ndjerë i Friends, Matthew Perry. Një ashensor privat të çon drejtpërdrejt në dhomën e ndenjes, me dritaret e tij nga dyshemeja deri në tavan që ofrojnë gjithashtu pamje mahnitëse.

Krevati kryesor i dhomës së gjumit është i pozicionuar përballë një grupi dritaresh me madhësi të plotë, duke ofruar pamje spektakolare të qytetit. Stili i jetesës luksoze shtrihet edhe jashtë shtëpisë.

Rihanna nuk ka treguar pse po shet shtëpinë magjike, por ajo mund të jetë në kërkim të një vendbanimi edhe më të madh, për atë që shumë fansa besojnë se mund të jetë familja e saj në rritje.

Shletoni fotot më poshtë për më tepër detaje.

rihanna shtepia e rihannes

Sondazh

Poll