Art&Argëtim

VIDEO/ Karol G goditet nga fansi gjatë performancës, habitet kur sheh sendin

Reagimi i Karol ishte gjithashtu i papritur.

14 Mars 2024, 10:20 Nga S.B
VIDEO/ Karol G goditet nga fansi gjatë performancës, habitet kur sheh
Karol G

KOSTA RIKA- Këngëtarja kolumbiane Karol G vazhdon të shkëlqejë me turneun e saj 'Mañana será bonito World Tour', pas ndalesës së saj në Shtetet e Bashkuara. Ndalesa e saj më e fundit ishte në Kosta Rika.

Gjatë një koncerti në atë vend, Karol po komunikonte me publikun për të prezantuar këngën e saj të radhës, kur papritur një fans i hodhi një objekt që e goditi në qafë dhe fytyrë. Reagimi i Karol ishte gjithashtu i papritur.

Këngëtares iu desh të ndalonte për pak performancën e saj, dhe pa me vëmendje pellushin që ju hodh dhe kuptoi se ishte me fytyrën e të dashurit të saj Feid. Pas incidentit ajo rifilloi normalisht performancën dhe i la vendin këngës së radhës.

Reagimi i këngëtares kolumbiane nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale, ndaj është vlerësuar nga shumica dërrmuese e fansave të saj. Karol G dëshmon se turneu i saj nuk është vetëm një paradë hitesh muzikore, por edhe një eksperiencë plot momente dhe autenticitet të paparashikueshëm. Aftësia e saj për të trajtuar situata të papritura me inteligjencë vetëm sa i shton më shumë shkëlqim një karriere që vazhdon të rritet.

karol g kosta rika

Sondazh

Poll