Sport

Kevin De Bruyne mbetet jashtë kombëtares së Belgjikës për shkak të dëmtimit...

Mesfushori i Manchester Cityt nuk do të luajë në ndeshjet miqësore të marsit

14 Mars 2024, 16:48 Nga DOSJA
Kevin De Bruyne mbetet jashtë kombëtares së Belgjikës

BELGJIKE - Trajneri Domenico Tedesco ka bërë të ditur këtë të enjte kombëtaren e Belgjikës për ndeshjet me Anglinë dhe Irlandën, ku mungesa e Kevin de Bruyne ishte ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen.

“Ai ka luajtur me një problem të vogël në ijë në ndeshjet e fundit. Është më mirë t'i japim kohë për t'u rikuperuar mirë te City dhe për ta bërë gati për Euron”,- tha Tedesco për lojtarin 32-vjeçar, i cili në ndeshjen e fundit për Manchester Cityn, kundër Liverpool-it, shprehu pakënaqësinë e tij me Pep Guardiolën, pasi u zëvendësua në minutën e 69-të.

Trajneri i Mançester Sitit vendosi ta largonte belgun nga ndeshja, 20 minuta nga fundi, pavarësisht se ai dha asistimin për golin e vetëm të skuadrës.

De Bruyne ka patur disa probleme fizike kohët e fundit, pasi ka qenë jashtë për gati pesë muaj këtë sezon për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Megjithatë, me rastin e kësaj thirrjeje, u njoftua edhe rinovimi i kontratës së trajnerit Domenico Tedesco në krye të Belgjikës deri në vitin 2026, me synimin për Botërorin e atij viti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll