Sport

Nagelsmann flet për të ardhmen e tij, Ter Stegen, Neuer dhe kapitenin e Gündogan…

Trajneri i Gjermanisë, për të cilin po flitet për Barçën, për shkak se kontrata i përfundon pas Eurokupës, doli në një konferencë për shtyp pasi zyrtarizoi listen e lojtarëve të përzgjedhur prej tij

14 Mars 2024, 15:14 Nga DOSJA
Nagelsmann flet për të ardhmen e tij, Ter Stegen, Neuer dhe kapitenin

GJERMANI - Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, bëri thirrjen për miqësoret kundër Francës (23 mars) dhe Holandës (26 mars), me të cilat do të përgatitet për Kampionatin Evropian, të cilin e pret vendi i tij. 

Pas turneut kombëtar, një kontratë e pa rinovuar do të përfundojë për të, në një kohë kur përflitet për klube si FC Barcelona, ​​e cila do të mbetet pa Xavi Hernández, pas shpalljes së lamtumirës.

"Aktualisht kam kontratë me Federatën Gjermane deri pas Kampionatit Evropian. Nuk kam asnjë kontratë tjetër në dispozicion. Vëmendja ime maksimale është te gara dhe ekipi kombëtar",- tha ai në një konferencë për shtyp, i pyetur për vazhdimësinë e tij edhe pse ai e bëri të qartë, se gjithmonë duhet të jemi të vetëdijshëm për të ardhmen: "Unë do t'ia rekomandoja këtë kujtdo që kontrata i ka përfunduar".

Ai për këtë grumbullim ka thirrur lojtarët e Barcelonës, Marc ter Stegen dhe Ilkay Gündogan, dy të prekur ndoshta nga rikthimi i Manuel Neuer në ekipin kombëtar, së pari sepse ai mund të humbasë pronësinë në portë dhe së dyti, sepse shiriti i kapitenit të tij është në rrezik.

"Gündogan është ende kapiten. Por fjala e Manu do të vazhdojë të ketë peshë. Kapiteni duhet të jetë një pikë kontakti për shokët e tij. Lojtarët duhet të ndjejnë se kanë një lider në radhët e tyre. Ai është një përfaqësues i ekipit”,- shpjegoi ai për mesfushorin, ndërsa për portierin komentoi se “do të flasim me të dy dhe më pas do të vendosim”. Disa informacione kanë zbuluar tashmë në Gjermani, se Neuer do të luajë si titullar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll