Sport

Ai theu barrierat duke u shfaqur si 'gay' në futboll, tani i propozon të dashurit të tij për t’u martuar në fushën e stadiumit…

Josh Cavallo pranoi publikisht homoseksualitetin e tij në 2021

14 Mars 2024, 16:35 Nga DOSJA
Ai theu barrierat duke u shfaqur si 'gay' në futboll, tani i

AUSTRALI - Mesfushori australian Josh Cavallo, i cili në vitin 2021 ishte pionier në daljen hapur si homoseksual në botën e futbollit, bëri një propozim origjinal për martesë, me mbështetjen e klubit të Adelaide United, në Australi. Cavallo i propozoi të dashurit të tij, Leighton Morrell, në fushën e stadiumit “Coopers”.

“Faleminderit Adelaide United, që më ndihmove të përgatis këtë surprizë. Mbështetja juaj e pafundme ka qenë shumë për mua. Klubi më siguroi një hapësirë ​​të sigurt në futboll, diçka që nuk e kisha menduar kurrë të mundshme në ëndrrat e mia, gjë që më inkurajoi të jetoj çdo ditë të jetës sime në mënyrë autentike. U ndjeva mirë të ndaja këtë moment të veçantë në fushë, ku nisi gjithçka”, u shpreh ai.

Qëndrimi i Cavallo frymëzoi lojtarë të tjerë të bënin të njëjtën gjë, si anglezi Jake Daniels te Blackpool në 2023 dhe çeku Jakub Jankto i Cagliarit vitin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll