Sport

River Plate mposht Estudiantes dhe fiton Superkupën e Argjentinës…

'Millonarios' siguroi fitoren në fundin e ndeshjes…

14 Mars 2024, 15:41 Nga DOSJA

River Plate mposht Estudiantes dhe fiton Superkupën e

ARGJENTINE - River Plate fitoi Superkupën e Argjentinës, pasi mundi 2-1 Estudiantes.
Javier Correa shënoi në minutën e 3-të për Estudiantes, por ‘milionerët’ barazuan me autogolin e Zaid Romero (80’). Fitorja erdhi më pas me golin e madh të Rodrigo Aliendro në kohën e shtuar, në 90’+2.

Superkupa ishte trofeu i tretë i fituar për Demichelis, i cili zëvendësoi Marcelo Gallardon. Titujt e tjerë ishin Liga Profesionale në vitin 2023 dhe Trofeu i Championsit, po vitin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll