Sport

Tifozët e Marsejës zbarkojnë në Valencia: Prani e lartë e policisë... shumë pa bileta

Mbërrijnë tifozët francezë për ndeshjen e kësaj të enjte, në “La Cerámica”

14 Mars 2024, 14:37 Nga DOSJA

Tifozët e Marsejës zbarkojnë në Valencia: Prani e lartë

SPANJE - Afërsisht 17 autobusë mbërritën në Valencia këtë të enjte me 1.200 tifozë të Olympique Marseille për ndeshjen e kthimit të Europa League (18:45) kundër Villarrealit në “La Cerámica”.

Të gjithë kanë mbërritur në plazhin “Malvarrosa”, në Valencia, për të kaluar mëngjesin dhe pasi kanë ngrënë, drejtohen për në “Vila-Real”. 

Mes 1.200 ndjekësve të Olimpique të Marsejës, kanë mbërritur shumë ultras dhe shumë tifozë radikalë. Është shqetësues numri i madh i njerëzve që kanë vendosur të udhëtojnë pa biletë.

Villarreal do të duhet të kthejë një rezultat të rëndë. Skuadra spanjole humbi në Marsejë 4-0 dhe do të bëjë një përpjekje epike për të arritur një kualifikim të vështirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll