Sport

ZYRTARE/ Toni Kroos rikthehet në kombëtaren gjermane, pas tri vitesh…

Siç ka bërë të ditur futbollisti madrilen, ai do të jetë në dispozicion të Nagelsmann për miqësoret kundër Francës dhe Holandës në prag të Eurokupës.

14 Mars 2024, 15:02 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Toni Kroos rikthehet në kombëtaren gjermane, pas tri

GJERMANI - Toni Kroos është thirrur nga Julian Nagelsmann për ndeshjet miqësore që skuadra gjermane do të luajë kundër Francës (23 mars) dhe Holandës (26 mars). 

Lojtari i Real Madrid njoftoi rikthimin e tij në ‘Mannschaft’ tre javë më parë, pothuajse tre vjet pasi hoqi dorë nga karriera e tij ndërkombëtare pas Eurokupës 2021, për t'u fokusuar në vitet e tij të fundit në klubin e bardhë.

"Unë do të luaj përsëri për Gjermaninë në mars. Pse? Për shkak se trajneri më kërkoi, më pëlqen dhe jam i sigurt se me ekipin në Kampionatin Evropian, është e mundur shumë më tepër sesa besojnë shumica për momentin,"- shpjegoi Kroos në Instagram.

Nagelsmann e bindi mesfushorin që të rikthehet për Eurokupën që do të zhvillohet në Gjermani, ku do të ketë një rol të rëndësishëm në mesfushë përkrah lojtarit të Barçës, Gundogan dhe Musialës. Është thirrur edhe lojtari i Real Madridit, Antonio Rüdiger, i përhershëm në Gjermani.

Një tjetër risi në skuadër është prania e Pavloviçit nga Bayerni, ndërkohë është lënë jashtë bashkëlojtari i tij Goretzka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll