Art&Argëtim

Ndahet nga jeta aktori i "Star Wars" dhe "James Bond", Michael Culver

Ai luajti kapitenin Lorth Needa në filmin e vitit 1980, The Empire Strikes Back dhe më vonë luajti në filmat si A Passage to India.

13 Mars 2024, 18:53 Nga E. D
Ndahet nga jeta aktori i "Star Wars" dhe "James Bond",
Michael Culver

LONDËR- Aktori i "Star Wars" dhe "James Bond", Michael Culver, vdes në moshën 85-vjeçare. Ai luajti kapitenin Lorth Needa në filmin e vitit 1980, The Empire Strikes Back dhe më vonë luajti në filmat si A Passage to India. I përshkruar si një aktor klasik anglez nga agjenti i tij, ai gjithashtu pati dy role më të vogla në filmat e James Bond dhe më vonë në jetë u bë një aktivist i pasionuar politik.

Agjencia e Culver njoftoi sot se ai vdiq në shtëpi më 27 shkurt. Agjenti i aktorit, Thomas Bowington, i bëri homazhe atij, duke thënë Roli në Star Wars ishte një nga pjesët më të vogla që ai luajti ndonjëherë dhe u bë një nga më të mëdhenjtë në jetën e tij.

“Ai i përkiste shtyllës kurrizore të kombit, ai nuk ishte një yll si Michael Caine, por gjithçka që bënte nuk ishte gjithmonë më pak se e shkëlqyer. Ai ishte vërtet i shkollës së vjetër, gjithmonë në kohë, gjithmonë i përkushtuar, gjithmonë i përgatitur. Krejt profesionist. Drama ishte gjithmonë në skenë dhe vetëm në ekran," tha ai. 

Bowington preku gjithashtu pasionin e Culver për politikën dhe tha se po të mos kishte filluar të merrej me aktrim, i ndikuar nga babai i tij ai mund të kishte përfunduar si politikan.

michael culver

Sondazh

Poll