Bota

"Prap fituese loqka jonë"/ Miku i Adriana Matoshit jep lajmin e gëzuar

Megjithëse historia e saj me tumorin dihej prej kohësh, sërish askush nuk e specifikoi sëmundjen e re si tumor apo diçka e ngjashme.

13 Mars 2024, 15:48 Nga S.B
"Prap fituese loqka jonë"/ Miku i Adriana Matoshit jep lajmin e
Adriana Matoshi

KOSOVË- Deputetja e Kuvendit të Kosovës Adriana Matoshi njoftoi dy ditë më parë se po përballej me një sëmundje të re pa e bërë të ditur se për çfarë bëhej fjalë. Megjithëse historia e saj me tumorin dihej prej kohësh, sërish askush nuk e specifikoi sëmundjen e re si tumor apo diçka e ngjashme.

Në të njejtin njoftim Matoshi përmendi faktin se këto kohë do të lërë të gjitha angazhimet e saj dhe do ti fokusohet vetes. Në fund të njoftimit ajo bëri të ditur se ishte gati ti nënshtrohej një operacioni.

Ditën e sotme një mik i afërt i Adrianës, ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një njoftim me shkrimin: Adriana Matoshi 3-0 tumori. Prap fituese loqka jone.

"Prap fituese loqka jonë"/ Miku i Adriana Matoshit jep lajmin e
postimi i mikut të Adrianës

Mesa duket sëmundja e re qenka në fakt një sëmundje e vjetër për deputeten, dhe ja ka dalë ta superojë përsëri. Nga ana e Adrianës nuk ka ende një postim rreth gjendjes së saj aktuale.

tumor kosove adriana matoshi

Sondazh

Poll