Bota

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin për ndalimin e TikTok në SHBA

Projektligji do të ndalonte TikTok si aplikacion në SHBA, përveç nëse platforma e mediave sociale, e përdorur nga afërsisht 170 milionë amerikanë, shkëputet nga kompania e saj mëmë kineze, ByteDance.

13 Mars 2024, 15:44 Nga r.ll
Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin për ndalimin e TikTok
foto ilustruese

SHBA- Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve kanë miratuar një projekt-ligj që mund të ndalojë TikTok për përdoruesit në SHBA.

Nuk është ende e qartë se cili do të jetë fati i projektligjit në Senat, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se ai do ta nënshkruajë projektligjin nëse kalon në Senat.

 Miratimi i projekt-ligjit përmes Dhomës së kontrolluar nga GOP vjen pasi ish-presidenti Donald Trump ka sinjalizuar kundërshtimin e një ndalimi.

Projektligji do të ndalonte TikTok si aplikacion në SHBA, përveç nëse platforma e mediave sociale, e përdorur nga afërsisht 170 milionë amerikanë, shkëputet nga kompania e saj mëmë kineze, ByteDance.

shba tik tok

Sondazh

Poll