Bota

Frikë nga një luftë e mundshme? Varshava do të shpenzojë 30 milionë dollarë për vende për t'u mbrojtur nga bombardimet

Ndërsa Polonia, anëtare e NATO-s, ka siguruar qytetarët se vendi i saj në aleancë sjell mbrojtjen e tyre nga çdo sulm rus.

13 Mars 2024, 14:18 Nga M.B
Frikë nga një luftë e mundshme? Varshava do të
Varshava

VARSHAVË- Kryeqyteti i Polonisë, Varshava, do të shpenzojë 30 milionë dollarë në 2-3 vitet e ardhshme për ndërtimin e vendeve strehuese për mbrojtje nga bombardimet dhe për masa të tjera sigurie, nisur nga lufta në Ukrainën fqinje. Ndërsa Polonia, anëtare e NATO-s, ka siguruar qytetarët se vendi i saj në aleancë sjell mbrojtjen e tyre nga çdo sulm rus.

"Me iniciativën tonë ne ndërmorëm një inventar të vendeve për strehim," tha kryebashkiaku i qytetit, Rafal Trzaskowski në një konferencë shtypi pas publikimit të një raporti nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë për sigurimin e vendeve mbrojtëse nga bombardimet.

Sipas shërbimit zjarrfikës, më pak se 4% e popullsisë polake mund të sigurojë në një vend ku mund të strehohen në rastin më të keq. Raporti zbuloi gjithashtu se kishte mungesë të rregulloreve bazë për vend-strehimet, duke përfshirë pajisjet e nevojshme dhe veçoritë teknike të kërkuara për strukturat mbrojtëse.

"30 milionë dollarë për të përmirësuar sigurinë, këto janë para për dy deri në tre vitet e ardhshme dhe ne jemi gati të ndajmë më shumë para për këtë qëllim," tha Trzaskowski.

Ai tha se spitalet do të jenë të përgatitur për kërcënime dhe popullsia do të edukohen se si të veprojnë në rast urgjence.

varshava

Sondazh

Poll