Bota

Erdogan kritika ndërkombëtarëve: Nuk po bëni presion sa duhet ndaj Netanyahut, i dhatë mundësi Izraelit për të kryer sulme të egra

Erdogan është shprehur se rritja e presionit nga Izraelit do të lejojë  dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Gaza. Ai më tej shtoi se Ankaraja do të rrisë mbështetjen e saj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

13 Mars 2024, 14:27 Nga N.F

Erdogan kritika ndërkombëtarëve: Nuk po bëni presion sa

Erdogan dhe Netanyahu

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e djeshme bëri thirrje për rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Izraelit. Erdogan është shprehur se rritja e presionit nga Izraelit do të lejojë  dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Gaza. Ai më tej shtoi se Ankaraja do të rrisë mbështetjen e saj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Turqiae ka kritikuar ashpër Izraelin për ofensivën e tij ushtarake në Gaza dhe ka bërë thirrje vazhdimisht për një armëpushim. Ata kanë dërguar më shumë se 40,000 ton ndihma humanitare përmes Egjiptit. Erdogan gjithashtu shtoi se ndërkombëtarët duke thënë se i kishin dhënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu mundësinë për të kryer “sulme të egra” në Rripin e Gazës për shkak të qëndrimit të tyre të pavendosur.

“Pavarësisht se çfarë bën udhëheqja izraelite, ajo nuk mund ta fshehë realitetin se është një (qeveri) vrasëse, mizore, kriminale, gënjeshtare dhe fashiste,” tha Erdogan.

 

erdogan netanyahu gaza lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll