Aktualitet

“Do të të fus plumbin ballit!” Lirohet i riu që kërcënoi Ramën me jetë, zbulon arsyet e mesazheve: Po bëja shaka

16 Nëntor 2019, 17:46 Nga DOSJA
“Do të të fus plumbin ballit!” Lirohet i riu që

TIRANË– Andrea Kurti, 32-vjeçari që u vu në pranga nga Antiterrori për shkak të një mesazhi kërcënues që kishte dërguar në numrin e kryeministrit Edi Rama është lënë i lirë nga policia. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu ka rrëfyer se e gjitha ka qenë një shaka mes shokësh.

Po bëja shaka me shokët. Më nxitën ata që t’i shkruaja kryeministrit,”- është shprehur Kurti.

Fillimisht është dyshuar se 32-vjeçari, i cili rezulton banor i Unzës së Re, ta ketë dërguar këtë mesazh për shkak të aksionit të IKMT-së që është zhvilluar në Astir ku janë shembur dhjtëra banesa.

Por, pas marrjes së dëshmisë, Andrea Kurti është lënë i lirë.

Andra kurta u vu në panga nga Antiterrori vetëm dy ditë më parë, pasi kishte kërcënuar me jetë kryeministrin Edi Rama. Në një nga mesazhet, Kurti me origjinë nga Puka shkruante: Do të të fus plumbin ballit!

Në lidhje me këto mesazhe, vetë kryeministri Edi Ram u shpreh se nuk ndihet i shqetësuar. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andrea kurti edi rama kercenohet me jete edi rama andrea kurti edi rama kercenohet me jete edi rama

Sondazh

Poll