Aktualitet

Dergjur nga helmimi i ‘sofistikuar’, flet mjeku që vizitoi i pari Goxhajn: Kurrë nuk kam parë një sëmundje të tillë

16 Nëntor 2019, 12:46 Nga DOSJA
Dergjur nga helmimi i ‘sofistikuar’, flet mjeku që vizitoi i

TIRANË– Gjendja e avokatit Altin Goxhaj, tashmë shfaqet më e përmirësuar, por gjendja që ai kaloi u ndje edhe në rrjetet sociale. Teksa Goxhaj, thoshte dje se nuk e dinte më nëse do të zgjohej, mjeku Ilir Allkja, thotë në rrjetet sociale, se nuk kishte parë diçka të tillë në 26 vite punë. 

Mjeku Ilir Allkja bën me dije se ishte mjeku i parë që kontrolloi gjendjen e avokatit dhe e ka shoqëruar në urgjencën e QSUT, “Nënë Tereza”.

“Une isha mjeku që e kontrollova për herë të parë në të gdhirë të datës 11 nëntor avokatin, dhe e shoqërova për në urgjencën e spitalit indektiv të QSU “Nënë Tereza”.
Isha dhe dje tek shtrati ku po vuan semundjen miku im i vjetër, dhe zëri që dridhej i babait të avokatit më ka mbet në mendje. Kurr ne 26 vite punë si mjek nuk kam parë rrethanë të tillë sëmundje ! Zoti qoftë me ty miku im i vjetër Altin Goxhaj !”- shkruan Allkja.

Dy ditw më parë, vetë Goxhaj njoftoi se ishte shtruar në spital pas një helmimi të rëndë, ndërkohë që miqtë  e tij në Facebook, ia kthyen me humor nëse helmimi kishte ardhur nga George Soros (demaskimi i të cilit është kthyer në kauzën kryesore të Goxhajt). 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin goxhaj ilir allkja semuret altin goxhaj altin goxhaj ilir allkja semuret altin goxhaj

Sondazh

Poll