Aktualitet

Hidhet nga Hotel Tirana, vdes 34-vjeçarja, Policia sqaron ngjarjen: Ishte në kushte të rënda psikologjike

16 Nëntor 2019, 11:25 Nga DOSJA
Hidhet nga Hotel Tirana, vdes 34-vjeçarja, Policia sqaron ngjarjen: Ishte

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy netë më parë në ambientet e Hotel Tirana International. Dosja.al ka mësuar se një 34-vjeçare është hedhur nga kati i 12-të i hotelit në kushte të rënduara psikologjike. Dosja.al ka një kod etike, që ndalon raportimin e vetë-vrasjeve, por sot jemi të detyruar t’a “thyejmë”.

Policia e Shtetit në ndryshim me çdo ngjarje tjetër të kësaj natyre, ku është bërë raportimi me komunikatë zyrtare, rastin në fjalë e ka fshehur.

Dosja.al ka arritur të mësojë se gruaja që ka i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga hotel Tirana, është 34 vjeçe me inicialet G.V.

Ne kontaktuam me Policinë e Shtetit, dhe zyra e shtypit e ngarkuar për Tiranën, konfirmoi ngjarjen por nuk pranoi të na përgjigjej për arsyet pse policia nuk e raportoi ngjarjen, por u mjaftua me këtë përgjigjie. “Çdo gjë që del në emër të Policisë është zyrtare. Rasti në fjalë është vetëhedhur në kushte të rëndëuara psikologjike.”, thotë Policia e Shtetit, a thua se në rastet e tjera kur policia ka raportuar vetëvrasjet, gjendja psikologjike e tyre ka qenë e hareshme…?!

A u fsheh ngjarja për të mos i prishur reklamën Hotel Tirana International?! Nëse policia na fshehu ‘vetëvrasjen’, kush na garanton për atë që ka ndodhur në këtë hotel?!

Ndërkohë, disa orë pas lajmit, vjen dhe reagimi i policisë, në të cilin thuhet se 34-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet të kryera nga grupi hetimor si dhe kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:

Turpi i pajetë i përkiste shtetases G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hidhet gruaja nga hotel tirana hidhet gruaja nga hotel tirana

Sondazh

Poll