Aktualitet

“Namin në vilat e Romës”/ Vidhnin para, makina e sende me vlerë, arrestohen 6 hajdutë shqiptare në Itali

16 Nëntor 2019, 12:36 Nga DOSJA
“Namin në vilat e Romës”/ Vidhnin para, makina e sende me

ITALI- 6 shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen si grabitës të disa vilave në Italinë qëndrore e veriore.Grabitësit shqiptarë vidhnin para, makina dhe sende me vlerë.

Mësohet se shtetasit shqiptarë dhe operonin si një grup i vetëm duke vjedhur dhe plaçkitur vila në Italinë qendrore dhe veriore.

Sipas raportimit të mediave italiane, shqiptarët hynin në veprim kur të zotët e shtëpisë apo qiramarrësit nuk ndodheshin në shtëpi dhe synonin vjedhjen e parave dhe sendeve me vlerë, por edhe makina, të cilat i përdornin për të realizuar vjedhje në vende të tjera.

Pas arrestimit të anëtarëve të grupit, policia sekuestroi një Audi të vjedhur dhe një pjesë e madhe e mallrave të grabitura kryesisht ora të markave Rolex, Cartier, Guçi dhe marka të tjera, bizhuteri të shumta ari, diamante dhe çanta.

Tre të arrestuarit e parë në Romë janë shtetasit me iniciale T.N. 26 vjeç, G.E. 29 vjeç dhe N.E. 24 vjeç, të gjithë shqiptarë. Më pas u arrestuan edhe tre shqiptarë të tjerë me inicialet, N.A. 24 vjeç si dhe N.M. dhe A.M. përkatësisht 34 dhe 31 vjeç.

Ndërkohë, nënëtë persona të tjerë po hetohen në një gjendje lirie, përfshirë këtu edhe dy gra.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 shqiptare ne itali itali vjedhje banesash arrestohen 6 shqiptare ne itali itali vjedhje banesash

Sondazh

Poll