Aktualitet

Aksident i rëndë në Kamëz, përplaset për vdekje një 35-vjeçare

16 Nëntor 2019, 16:52 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Kamëz, përplaset për vdekje

TIRANË- Një aksident i rendë rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në Kamëz, në rrugën “Demokracia”.

Mësohet se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një grua me iniciale P.A, 35 vjeçe, Gruaja është përplasur nga një automjet, i cili drejtohej nga një femër me iniciale B.D.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tiranë/Informacion Paraprak:

Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu” automjeti me drejtuese shtetasen B.D, ka përplasur këmbësoren P. A.,35 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë.

Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

(a.m/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje aksident ne kamez vdes gruaja ne kamez aksident me vdekje aksident ne kamez vdes gruaja ne kamez

Sondazh

Poll