Aktualitet

Panairi i Festës së Ullirit në Kurbin, banorët e zonës promovojnë produkte bio (FOTO)

16 Nëntor 2019, 16:38 Nga DOSJA
Panairi i Festës së Ullirit në Kurbin, banorët e zonës

KURBIN- Eshtë pikërisht kjo ullishtë shekullore që do të mundësonte zhvillimin e panairit “Festa e Ullirit” në Gjorëm të Kurbinit.

Dhjetëra fermerë të fshatrave Gjorëm dhe Zhejë të këtij rrethi, do të promovonin nën hijen e këtyre ullinjve produktet e tyre të ullirit si vaj dhe ulli të konservuar, produkte të qumshtit, fruta të freskët dhe të konservuar, produkte të vreshtarisë si verë, raki, do të promovonin mjaltë nga zona si dhe prodhime të tjera ushqimore, artizanale, dhe krijimtari letrare.

Studiesi Ymer Hysa, në profesion mjek veteriner, që është një ndër iniciatorët kryesorë për zhvillimin e panairit në plantacion flet me entuziazëm për të.

Është i rëndësishëm dhe i veçantë ky panair thote ai. I rëndësishëm se shpalos vlerat tradicionale të banorve të këtyre fshatrave në kultivimin e pemës së ullirit dhe të përpunimit të frutit të tij për vaj dhe konsum dhe i vecantë pasi për herë të parë zhvillohet në plantacionin e ullinjve dhe akoma më i veëçantë se zhvillohet pranë këtij ulliri monumental, sfidant i të gjithë kohrave e dëshmitarë i këtij vendbanimi te lashtë.

Fshatrat Gjorëm dhe Zhejë kanë plantacionet më të mëdha të ullishtarisë së vjetër me rreth 50 Ha ose rreth 7 mijë rrënjë. Kanë traditën më të mirë për kultivimin e ullirit, fakt që e vërteton dhe shtimi  i numrit ne rreth 5 – fish, krahasuar me ate te trasheguar.

Ullinjtë shekullor në këto fshatra kanë cilësi të veçantë, janë jo thjeshtë Bio, por Natyral. Në këto ullinj nuk përdoret asnjë kimikat apo preparat hormonal. Rritën në kushte natyrore. Kanë shije të veçantë të konservuar dhe cilësi të lartë vaji që arrin deri në 20 deri në 35 %. Shkurt janë ekotip vetëm i zonës së Kurbinit.

Ulliri që është pranë nesh është një gjigand që askush nuk ja din moshën, asnjeherë nuk i është bërë prova me karbon për ti përcaktuar moshën e saktë dhe pse është një vlerë e jashtëzakoneshme që duhet vlerësuar dhe treguar kujdes nga instancat shtetërore dhe specialistët e mirfilltë të fushës që merren me drufrutorët. Perimetri i tij i kalon 13 metër dhe diametri i tij është mbi 4 m dhe akoma prodhon fruta dhe është në rritje. Le të shërbejë ky panair edhe si apel dhe sensibilizim për ta shpallur monument natyror. E meriton ky sfidant.

Pjesmarrës në panair ishin dhe mjaftë të rinj e të reja, gjë që tregon për transmetimin ndër breza të traditës së kultivimit të ullishtarisë.

Atmosferën festive e shtoi dhe interpretimi I valleve dhe këngëve të interpretuara kaq bukur nga fëmijët e shkollave Gjorëm, Zhejë, Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe rapsodët e Gurra e Kurbinit.

Gjithsesi fermerët kërkuan më shumë interesim, mbështetje dhe vëmendje nga institucionet shtetërore, si në investim në rrugë, mbështetje financiare përmes grandeve për zëvëndësimin e ullinjve të tharë apo mbjelljen e hapësirave boshe.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet festa e ullirit ne kurbin festa e ullirit ne kurbin

Sondazh

Poll