Aktualitet

Atentati ndaj Inez Hajrullës/ Gjykata e Vlorës lë në burg dy prej katër të arrestuarve (Emrat)

16 Nëntor 2019, 14:12 Nga DOSJA
Atentati ndaj Inez Hajrullës/ Gjykata e Vlorës lë në burg dy

VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e arrestit me burg për dy autorët e atentatit ndaj Inez Hajrullës. Bëhet fjalë për Daut Elmazi dhe Albano Goxhaj, të cilët u përfshinë në atenatatin e Hajrullës në muajin maj të këtij viti.

Ndërsa për dy të arrestuarit e tjerë pritet të dalin për masë sigurie në ditët në vijim. Ata u arrestuan për ngjarjen e datës 10 maj në lungomare në Vlorë në atentatin ndaj Inez Hajrulla, ndërsa u arrestuan pas rreth 6 muaj më vonënga policia e Vlorës.

Më 10 maj në zonën e Lungomares në Vlorë, u bë një atentat ndaj shtetasit Inez Hajrulla, ku u plagos një kalimtar i rastit. Njëri prej personave ka zbritur nga Land Roveri dhe ka qëlluar në drejtim të Inez Hajrullës, ndërsa mësohet se nga tavolina ku qëndronte ky i fundit janë kundërpërgjigjur me pistoletë. Pas ngjarjes në fjalë në Babicë të Vlorës u gjetën 2 makina të djegura të cilat dyshohet se iu përkasin autorëve. Shënjestra Inez Hajrulla, ndodhej në një lokal, por iu ka shpëtuar plumbave. Po ashtu në nivelin e dyshimeve flet se atentati i sotëm ka qenë si pasojë e përplasjeve mes dy grupeve kriminale që veprojnë në këtë qytet. Hajrulla, dyshohet si i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal. Në vitin 2017 të njëjtit person i është bërë atentat me eksploziv, ku humbi edhe këmbët.

Hajrulla së bashku me një shokun e tij ka qënë duke pirë kafe në një nga baret e qytetit kur një makinë është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Atentatorët kanë nxjerrë armët nga xhamat e makinës, ndërsa dy personat e ulur i janë kundërpërgjigjur. Pas sulmit Inez Hajrulla u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa autorët u larguan në drejtim të Babicës, ku edhe u gjet makina e autorëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albano goxhaj atentati ne vlore daut elmazi gjykata e vlores inez hajrulla albano goxhaj atentati ne vlore daut elmazi gjykata e vlores inez hajrulla

Sondazh

Poll