Bota

Aktivisti bën thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Në takimin me banorët vendas, ishte i pranishëm edhe kreu i komunës së Tivarit, Dushan Rajçeviç, i cili në vend që ta kundërshtonte, e duartrokiti duke qeshur aktivistin e moshuar.

12 Mars 2024, 20:35 Nga r.ll
Aktivisti bën thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit të Malit
zoran vojvodic, dritan abazovic

MAL I ZI- Një prej aktivistëve më në zë të qytetit të Tivarit, Zoran Vojvodiç, ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Thirrjet i lëshoi përpara të pranishmëve në një dëgjesë publike ku u prezantua projekti i qeverisë për menaxhimit të hapësirave të vendit që po shtrohet për diskutim qytet më qytet që prej Janarit.

Në takimin me banorët vendas, ishte i pranishëm edhe kreu i komunës së Tivarit, Dushan Rajçeviç, i cili në vend që ta kundërshtonte, e duartrokiti duke qeshur aktivistin e moshuar.

Lidhur me rastin, reagoi partia URA e Dritan Abazoviçit, e cila i quajti skandal thirrjet e Zoran Vojvodiçit dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Rajçeviç, i cili deri më tani nuk ka reaguar.

dritan abazoviç zoran vojvodic

Sondazh

Poll