Bota

Vojvodiç: Nuk kam bërë thirrje për vrasjen e Abazoviç, ishte një përgjigje figurative ndaj komentit

Lidhur me rastin, ka reaguar edhe partia URA e Dritan Abazoviçit, e cila i quajti skandal thirrjet e Zoran Vojvodiçit dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Rajçeviç, i cili deri më tani nuk ka reaguar.

12 Mars 2024, 20:40 Nga r.ll
Vojvodiç: Nuk kam bërë thirrje për vrasjen e
zoran vojvodic

MAL I ZI- Aktivisti Zoran Vojvodiç e ka mohuar se ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Siç u raportua më herët në Tivar, në Debatin e Hapur Publik për Projekt-Planin Hapësinor të Malit të Zi, një nga qytetarët bëri thirrje për vrasjen e Abazoviçit, takim në të cilin ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviç, i cili kishte qeshur dhe duartrokitur.

“Është e pavërtetë që kam bërë thirrje për vrasjen e Dritan Abazoviçit. Përgjigja ime figurative ndaj komentit të zonjës Jovanoviç, menaxheres së krijimit të Planit Hapësinor, se nuk ka qenë diskutim politik, është keqpërdorur nga URA, e nxjerrë jashtë kontekstit, për të portretizuar në mënyrë të rreme se gjoja po bëj thirrje për vrasjen e Abazoviçit, gjë që nuk është e vërtetë”, tha Vojvodiç në përgjigje.

Lidhur me rastin, ka reaguar edhe partia URA e Dritan Abazoviçit, e cila i quajti skandal thirrjet e Zoran Vojvodiçit dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Rajçeviç, i cili deri më tani nuk ka reaguar.

zoran vojvodic dritan abazovic

Sondazh

Poll