Politike

"21 janari" i kaloi SPAK-ut/ Gjokutaj: Prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencë për rastin

Gjokutaj tha se familja Nika mund të kërkojë të drejtën e saj për sa kohë kjo e drejtë nuk instrumentalizohet nga Edi Rama. 

12 Mars 2024, 16:52 Nga r.ll
"21 janari" i kaloi SPAK-ut/ Gjokutaj: Prokuroria e Posaçme
genc gjokutaj

TIRANË- Genc Gjokutaj, avokati i kryedemokratit, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për vendimin e dhënë herët ku dosja hetimore e "21 janarit" i kalon SPAK-ut. Gjokutaj tha se familja Nika mund të kërkojë të drejtën e saj për sa kohë kjo e drejtë nuk instrumentalizohet nga Edi Rama. 

Ai u shpreh gjithashtu se vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për SPAK-un, ku tha se Prokuroria e Posaçme ka shpallur mos kompetencë për rastin.

“Familja Nika ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por kjo e drejtë qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika. Ministri aktual i Drejtësisë ka bërë një kallëzim në SPAK dhe është vendosur një mos kompetencë për personat Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për SPAK-un. Gjithë çështja është e parashtruar sepse e tillë është dispozita. Këta ndryshojnë vetëm godinat, mendësia është e njëjtë”, tha ai.

genc gjokutaj 21 janari

Sondazh

Poll