Aktualitet

EMRI/ Vodhi bizhuteri floriri në një argjendari në Durrës, arrestohet 35-vjeçari

Nga informacionet bëhet me dije se bizhuteritë e vjedhura janë sekuestruar mënjëherë në cilësinë e provës materiale. 

12 Mars 2024, 12:02 Nga S.B
EMRI/ Vodhi bizhuteri floriri në një argjendari në Durrës,
foto ilustruese

DURRËS- Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari në Durrës pasi vodhi disa bizhuteri floriri në një argjendari. Mësohet se autori quhet Shkëlzen Elmazi. Nga informacionet bëhet me dije se bizhuteritë e vjedhura janë sekuestruar mënjëherë në cilësinë e provës materiale. 

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte vjedhur në një argjendari në lagjen nr. 11 Durrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e këtij shtetasi.    

 Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bënë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit Sh. E., 35 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres

Sondazh

Poll