Politike

Normalizimi i situatës në Kuvend/ Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, Nikolla ul sot në tryezë Bardhin e Çuçin

Mbledhja është njoftuar se do të mbahet ditën e sotme në orën 13:30 në tryezën e Konferencës së kryetarëve ku të pranishëm do të jenë krerët e grupeve parlamentareGazment Bardhi dhe Bledi Çuçi.

12 Mars 2024, 08:06 Nga N.F
Normalizimi i situatës në Kuvend/ Mblidhet sot Konferenca e
Parlament

TIRANË- Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ditën e sotme do të zhvillojë mbledhjen e radhës për normalizimin e situatës në Kuvend. Mbledhja është njoftuar se do të mbahet ditën e sotme në orën 13:30 në tryezën e Konferencës së kryetarëve ku të pranishëm do të jenë krerët e grupeve parlamentareGazment Bardhi dhe Bledi Çuçi.

Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje, e cila është parashikuar që të nisë rreth orës 13:30. Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës. Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.

bardhi nikolla cuci

Sondazh

Poll