Politike

Berisha: Ndodhem prej 70 ditësh në arrest shtëpie sepse Edi Rama e di mirë se nuk ka më fitore për të

Berisha tha se duhet që të krijohet një qeveri teknike dhe që më pas vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

11 Mars 2024, 20:29 Nga I.A
Berisha: Ndodhem prej 70 ditësh në arrest shtëpie sepse Edi Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, prej 70 ditësh ndodhet në ‘arrest shtëpie’ sepse Edi Rama e di shumë mirë që nuk ka më asnjë fitore për të. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se duhet që të krijohet një qeveri teknike dhe që më pas vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

"Ju e patë, pa vulë, pa logo, pa emër në fletë votimi, pa kryetar koalicioni, pa asnjë qindarkë për 61 kandidatë. Ju e patë, duke ndryshuar qendrat e votimit të 1.3 milionë zgjedhësve. Ju e patë, pa komisionerë në qendrat e votimit dhe gjysmë milionë shqiptarë hodhën votat. Ju i patë bandat vrastare, vrasësit serialë se si terrorizuan Shkodrën, Durrësin, Elbasanin, Lezhën, Kurbinin dhe shumë qytete të tjera. Ndaj dhe asnjë njeri nuk duhet të mashtrohet.

Ne jemi fitimtarë, ne jemi fitimtarë, ne jemi fitimtarë. Sali Berisha prej 70 ditësh ndodhet në arrest shtëpie sepse Edi Rama e di mirë se nuk ka të ardhme, se nuk ka më fitore, se do marrë atë që meriton. Shqipëria pret shpëtimin dhe shpresa e vetme e saj është PD. Shpresa e vetme e saj është opozita. Ndaj dhe ne të ngrihemi në lartësinë e idealeve tona. E dashurisë tonë për këtë vend. Të krijojmë qeverinë teknike. Zgjedhjet e lira. Opozita në pushtet. Rrofshi ju, rroftë PD. Fitore, fitore, fitore," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll