Politike

Negociatat PD-PS, Bardhi: Ne tërhiqemi vetëm duke na u plotësuar të gjitha kërkesat

Bardhi thekson se ata do tërhiqen nga kaosi dhe tensionet në Kuvend, kur t'iu plotësohen të gjitha kërkesat që kanë.

11 Mars 2024, 22:46 Nga I.A
Negociatat PD-PS, Bardhi: Ne tërhiqemi vetëm duke na u plotësuar
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është shprehur se nuk tërhiqen pa kushte në negociatat me socialistët. Në një mesazh drejtuar gazetarit Çim Peka në emisionin “Çim Peka Live”, Bardhi thekson se ata do tërhiqen nga kaosi dhe tensionet në Kuvend, kur t'iu plotësohen të gjitha kërkesat që kanë.

“Nuk mund të flas pasi nesër kemi takimin në Kryesinë e Kuvendit, por për zotin Bushati kanë këtë mesazh: ne nuk tërhiqeni pa kushte, tërhiqemi duke i marrë të gjitha dhe nëse i marrim të gjitha ai është sukses”, shkruan Bardhi në mesazhin e tij.

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll