Politike

“Kanë marrë peng Parlamentin”, Ramës nuk i ndahet opozitës: Në Shkodër asnjë përkujdesje

Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi rienergjizim të Partisë Socialiste, në mënyrë që të jenë gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

11 Mars 2024, 19:29 Nga I.A
“Kanë marrë peng Parlamentin”, Ramës nuk i ndahet
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim ditën e sotme Organizatat Socialiste 1140 Peshkopi dhe 0990 Klos. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi rienergjizim të Partisë Socialiste, në mënyrë që të jenë gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Rama po ashtu nga Dibra sulmoi dhe Opozitën, që sipas tij kanë marrë peng Kuvendin, edhe pse kanë shkuar atje me votat e qytetarëve. Ndërkohë që Rama theksoi se gjatë viteve që Shkodra qeverisej nga PD-ja, nuk kishte asnjë përkujdesje, por ishin lënë të harruar.

“Ne jemi një forcë që sjell progres, ndërkohë që forcat e tjera sjellin rrëmujë, një status-quo që degradojnë realitetin ku ata qeverisin. Unë isha në Shkodër dhe realisht më ka lënë një mbresë shumë të keqe stadiumi i Shkodrës. Kjo ndodh kudo dhe kurdo kur ata marrin mandatin. Një stadium i ri për të luajtur ndeshjet ndërkombëtare që ishte katandisur në një objekt sikur aty kishte rënë bomba dhe prej vitesh nuk kishte shkelur njeri. Asnjë përkujdesje. Si stadiumi është e gjithë Shkodra, e cila hap pas hapi ka nisur të marrë veten. Si stadiumi ka qenë çdo bashki e Dibrës dhe këtë mund ta dëshmojnë lehtësisht të gjithë qytetarët që i kanë parë të gjitha fazat.

Nëse sot kemi një panoramë që materializohet në kantiere të mëdha, përtej kantiereve, kjo vjen si rezultat i përmirësimit të realitetit të PS në Dibër. Besoj që edhe shifrat e anëtarësimeve të reja, të cilat janë mbresëlënëse janë tregues të këtij fakti. Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng Parlamentin vetëm për interesat e tyre. Nuk dëmtohen ata. Në fund kanë shumë më tepër se sa çkanë shumica dërrmuese e atyre që kanë votuar. E sjell këtë shembull për të thënë se fillimi i një ndryshimit të kahjes së një mendimi se cilën parti duhet të mbështes dhe që sot është një potencial që duhet ta shfrytëzojmë. Nuk ka fare për ne rëndësi nëse dikush ka qenë përballë nesh, dhe kur është i gatshëm të bashkohet duhet ta mirëpresim krah hapur," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll