Politike

Berisha uron myslimanët për muajin e Ramazanit: Ky muaj sakrifice dhe adhurimi tu frymëzojë të ngriheni ndaj Ramës

Berisha ka theksuar se mosbindja civile është rruga e vetme. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se është një kriminel elektoral me të cilin nuk ka zgjedhje të drejta.

11 Mars 2024, 20:38 Nga S.N
Berisha uron myslimanët për muajin e Ramazanit: Ky muaj sakrifice dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreui i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. Në deklaratat e përditshme të tij nga dritarja e shtëpisë ai ka uruar që ky muaj sakrifice dhe adhurimi të frymëzojë shqiptarët të ngrihen dhe të marrin vetë në duar fatin e tyre.

Berisha ka theksuar se mosbindja civile është rruga e vetme. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se është një kriminel elektoral me të cilin nuk ka zgjedhje të drejta.

Deklarata e plotë:

Koha është të veprojmë. Muaji i madhnueshëm i Ramazanit është muaji i sakrificës, është muaji që afron njeriun me Zotin.
Ju uroj dhe njëherë të gjithë ata që agjërojnë dhe e nderojnë këtë muaj. Por uroj gjithashtu të frymëzojë shqiptarët në nderim të sakrificës së tyre, të ngrihen, të ndahemi nga kjo e keqe e madhe.

Të mos presim nga askush përveçse vetja jonë. Miq, fatin duhet ta marrim në duar vetë. Vetëm ata që marrin fatin e tyre në duar e kanë atë në anën e tyre. Ndaj dhe ne të bashkohemi me mbarë qytetarët e këtij vendi, të bashkohemi si opozitë dhe të ngrihemi.

Mosbindja civile është rruga e vetme. Ata të cilët ju predikojnë rrugë tjetër, ose nuk arrijnë të kuptojnë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, ose edhe më keq, duan të justifikojnë vjedhjen e votës nga ky kriminel elektoral i pashembullt në Europë.
Ndaj dhe koha nuk pret, le të ngrihemi ne, të sigurt në fitoren tonë, në ngadhënjimin tonë.

sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll