Politike

Berisha: Ju garantoj se PD ka programin më të shkëlqyer, ne kemi një trashëgimi për realizimin e premtimeve tona

Në deklaratat e përditshme nga dritarja e shtëpisë së tij, Berisha ka thënë se plani kryesor i tyre është dyfishimi i rrogave dhe pensioneve.

11 Mars 2024, 21:14 Nga S.N
Berisha: Ju garantoj se PD ka programin më të shkëlqyer, ne kemi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sa i përket programit të parties. Ai tha se PD ka një program të shkëlqyer për të zgjidhur problemet e mëdha me të cilat po përballet vendi.

Në deklaratat e përditshme nga dritarja e shtëpisë së tij, Berisha ka thënë se plani kryesor i tyre është dyfishimi i rrogave dhe pensioneve. Duke theksuar ndryshimet që Partia Demokratike solli gjatë kohës që ishte në pushtet, Berisha tha se askush nuk mund të thotë që nuk kanë realizuar ato që kanë premtuar.

Deklarat e plotë:

Miqtë e mi, me të drejtë ju dëgjoni bashkëbisedues, dëgjoni qytetarë të shprehen cili është programi i PD.
Ju garantoj se PD ka programin më të shkëlqyer për të adresuar, për të zgjidhur të gjitha problemet e mëdha me të cilat përballet vendi.

Atyre që mendojnë se këto janë fjalë boshe, atyre u përgjigjemi se ne kemi një trashëgimi dhe ajo trashëgimi është dyfishimi i rrogave dhe pensioneve për shqiptarët. Ajo trashëgimi është transformimi i infrastrukturës për Shqipërinë. Ajo trashëgimi bëri që Shqipëria të kalojë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Ajo trashëgimi bëri që shqiptarët, më të varfrit e më të varfrit jo vetëm në rajon, por ndër 3 më të varfrit në planet në vitin 1992, të jenë më të mirëpaguarit në rajon në vitin 2012. Ajo trashëgimi bëri që Shqipëria të anëtarësohet në NATO, të luftojë me zero tolerancë krimin, të marrë liberalizimin e vizave. Dhe u shndërrua në një faktor të pazëvendësueshëm të pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk është asgjë për t’u projektuar për të ardhmen.

Por askush nuk mund të na thotë ne se nuk kemi realizuar ato që kemi premtuar. Askush nuk mund të na thotë ne se nuk dimë rrugën e dy dhe trefishimit të rrogave. Askush nuk mund të na thotë ne se nuk çelim dot dyert e integrimit të plotë të Shqipërisë në Europë. Por të gjitha këto miq, kanë vetëm një kusht dhe ky kusht është krijimi i qeverisë teknike. Vota e lirë e shqiptarëve.

sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll