Bota

Mbreti Charles: Unë do të vazhdoj t'ju shërbej me të gjitha mundësitë e mia

Gjatë fjalës së tij mbreti Charles premtoi se do të vazhdojë të shërbejë me të gjitha mundësitë e tij. Sipas "The Sun" mbreti në fjalimin e tij prej 615 fjalësh, i cili tashmë është incizuar thotë se Commonwealth-i ka qenë gjatë gjithë jetës së tij një burim force, frymëzimi dhe krenarie.

11 Mars 2024, 12:10 Nga N.F
Mbreti Charles: Unë do të vazhdoj t'ju shërbej me të
Mbreti Charles

ANGLI- Mbreti Charles III ka reaguar për herë të parë për mes një mesazhi publik që pasi u raportua se është diagnostikuar me kancer dhe filloi trajtimet që i është nënshtruar për pesë javët e fundit. Mesazhi do të përfshihet në fjalimin e tij në Ditën e Komonuelthit dhe do të dorëzohet në Westminster Abbey para 2,000 njerëzve të pranishëm, përfshirë Mbretëreshën Camilla dhe Princin ëilliam.

Gjatë fjalës së tij mbreti Charles premtoi se do të vazhdojë të shërbejë me të gjitha mundësitë e tij. Sipas "The Sun" mbreti në fjalimin e tij prej 615 fjalësh, i cili tashmë është incizuar thotë se Commonwealth-i ka qenë gjatë gjithë jetës së tij një burim force, frymëzimi dhe krenarie.

“Në javët e kaluara jam prekur nga mendimet dhe dëshirat tuaja për shëndetin tim dhe unë nga ana ime mund të vazhdoj t'ju shërbej me të gjitha mundësitë e mia”, do të shtojë mbreti britanik.

"Unë nuk kam asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin në të gjithë Commonëealth ndërsa vazhdojmë udhëtimin tonë së bashku," tha gjithashtu Mbreti Charles.

Mesazhi u regjistrua muajin e kaluar në Kështjellën ëindsor me Charles që thuhet se synon të marrë pjesë në takimin e Kryetarëve të Qeverive të Commonëealth në Samoa tetorin e ardhshëm.

mbreti charles commonwealth kancer

Sondazh

Poll