Bota

Konservatorët e Portugalisë fitojnë zgjedhjet e përgjithshme: Do të veprojmë me përgjegjësi

Rezultati solli një anim politik në të djathtën ekstreme si në të gjithë Evropën. 

11 Mars 2024, 11:32 Nga M.B

 

Konservatorët e Portugalisë fitojnë zgjedhjet e
Udhëheqësi i Partisë Social Demokrate (PSD) dhe Aleancës Demokratike (AD) të Portugalis

LISBONË- Aleanca Demokratike (AD) e qendrës së djathtë të Portugalisë dhe me udhëheqës Luis Montenegro-n, fitoi zgjedhjet e përgjithshme të së dielës. Rezultati solli një anim politik në të djathtën ekstreme si në të gjithë Evropën. Portugalia, e cila u kthye në demokraci vetëm pas rënies së një diktature fashiste 50 vjet më parë, ishte konsideruar prej kohësh 'imune' ndaj rritjes së populizmit të krahut të djathtë.

Më parë, rivali kryesor i Montenegros, Pedro Nuno Santos, pranoi humbjen pasi Partia e tij Socialiste (PS) me prirje të majtë, në pushtet që nga viti 2015, doli e dyta me një diferencë të vogël. Ai përjashtoi mbështetjen e platformës së AD e cila përfshin shkurtime të taksave.

"AD fitoi zgjedhjet," i tha Montenegro një turme mbështetësish të entuziazmuar në orët e para të së hënës, duke shtuar se ishte vendimtare që partitë në parlamentin e ri të vepronin me përgjegjësi dhe të përmbushnin dëshirën e popullit portugez.

Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa duhet të ftojë zyrtarisht kreun e AD për të formuar një qeveri, gjë që Montenegro tha se ai priste të ndodhte.

gjermania dhe portugalia zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll