Bota

"Eksperimentoj herë pas here me editimin", parregullsitë në foton me fëmijët, Kate Middleton: Kërkoj ndejsë për çdo konfuzion

Disa agjenci kryesore të lajmeve në botë, e hoqën foton pasi analiza pas publikimit tregoi se ajo nuk përmbushte standardet e tyre editoriale.

11 Mars 2024, 12:05 Nga M.B
"Eksperimentoj herë pas here me editimin", parregullsitë
Kate Middleton

LONDËR- Princesha Britanike e Uellsit, Kate Middleton, kërkoi falje sot në mediat sociale për çdo konfuzion të shkaktuar nga fotografa e edituar e cila u postua nga zyra e saj Kensington Palace të dielën. Disa agjenci kryesore të lajmeve në botë, e hoqën foton pasi analiza pas publikimit tregoi se ajo nuk përmbushte standardet e tyre editoriale.

"Ashtu si shumë fotografë amatorë, unë eksperimentoj herë pas here me editimin. Doja të shprehja ndjesën time për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje”, tha mesazhi në X, i nënshkruar me një "C" që do të thotë se ishte dërguar nga Kate. 

Fotoja në fjalë tregonte Kate, duke pozuar me tre fëmijët e saj në Windsor, ku jeton familja. Pallati Kensington tha se fotografia ishte bërë nga bashkëshorti i saj, trashëgimtari i fronit Princi William, javën e kaluar. Ndërkohë, redaktorët ndërkombëtarë të fotove thanë se një pjesë e mëngës së bluzës të vajzës së Kate nuk u rreshtua siç duhet, duke thënë se imazhi ishte ndryshuar.

 

 

kate middleton

Sondazh

Poll