Bota

VIDEO/ Kishin dalë për drekë për ditën e nënës, restoranti në Liverpool "pushtohet" nga dhuna, gratë godasin njëra-tjetrën me grushte

Në videon e ndarë nga mediat e huaja shihen gratë të cilat godasin me grushte njëra-tjetrën.

11 Mars 2024, 11:39 Nga N.F
VIDEO/ Kishin dalë për drekë për ditën e
Pamje nga dhuna në restorant

ANGLI- Një përleshje e dhunshme është regjistruar në një restorant të mbushur plot me njerëz në Ditën e nënës në Liverpool. Në videon e ndarë nga mediat e huaja shihen gratë të cilat godasin me grushte njëra-tjetrën.

Pamjet tronditëse të përleshjes treguan një grup grash që "luftonin" me njëra-tjetrën në një restorant në Liverpool, të dielën. Një nënë e tmerruar shihej duke mbrojtur kokën e vajzës së saj teksa sherri shpërtheu në restorantin e bukur. Është e paqartë se çfarë e ndezi dhunën e tmerrshme në atë që supozohej të ishte një ditë e mirë për nënat për të festuar.

dhune angli dita e nenes

Sondazh

Poll