Bota

31 mijë palestinezë të vrarë nga lufta në Gaza, Netanyahu: Kemi eliminuar rreth 13 mijë terroristë, jemi shumë afër fitores!

Që pas nisjes së sulmit të parë më 7 tetor të vitit që lamë pas, rreth 31 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza gjatë luftës pesëmujore. Ministria e Shëndetësisë në Gaza nuk ka dhënë numër të të vdekurve mes civilëve dhe militantëve të Hamasit, por ka thënë se 72 për qind e të vrarë janë gra dhe fëmijë.

11 Mars 2024, 11:10 Nga N.F
31 mijë palestinezë të vrarë nga lufta në Gaza,
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një deklaratë të lëshuar së fundi ka njoftuar se në mesin e personave që kanë humbur jetën gjatë luftës me Hamasin janë edhe 13 mijë terroristë.

Që pas nisjes së sulmit të parë më 7 tetor të vitit që lamë pas, rreth 31 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza gjatë luftës pesëmujore. Ministria e Shëndetësisë në Gaza nuk ka dhënë numër të të vdekurve mes civilëve dhe militantëve të Hamasit, por ka thënë se 72 për qind e të vrarë janë gra dhe fëmijë.

Në një intervistë dhënë medias gjermane “Axel Springer”, Netanyahu ka thënë se shtrirja e ofensivës së izraelit në Rafah, në jug të Gazës është çelësi për mposhtjen e Hamasit.

“Jemi shumë afër fitores. Sapo të fillojmë aksionin ushtarak kundër batalioneve të mbetura të terrorit në Rafah, është vetëm çështje javësh derisa të përfundojë faza intensive e luftimeve”, tha Netanyahu.

benjamin netanyahu lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll